
Qëllimi, aktivitetet dhe parimet e punës së KIMERK
Qëllimi i Shoqatës, Klasterit është që të fuqizojë komunitetin e bizneseve në zhvillim dhe avancim e produkteve dhe shërbimeve në sektorin e Metaleve dhe Energjisë së Ripërtëritshme përmes bashkëpunimit akademik me Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Ministrinë e Tregëtisë dhe Industrisë, përmes nxitjes së inovacionin, hulumtimin, bashkëpunimit dhe zhvillimin e shkathtësive dhe krijimin e urave me investitorët.
Qëllimi i klasterit realizohet përmes kuotës së antarësisë, donacioneve, granteve nga ana e donatorëve si dhe përmes të të hyrave dhe nga shërbimet e ofruara.
Si zë i përbashkët i industrisë së metaleve dhe energjisë së ripërtëritshme, KIMREK promovon interest e përbashkëta dhe konvergjente të bizneseve të energjisë së ripërtëritshme dhe metaleve si dhe profesionistëve nga këto lëmi. KIMREK do të përkushtohet të ndihmojë në rritjen afatgjate të bizneseve të industrive të sipërpërmendura në Kosovë. KIMREK mëton të marrë pjesë në zhvillimin dhe implementimin e politikave në Kosovë duke ndihmuar qeverinë dhe institucionet e Kosovës të kuptojë trendet teknologjike aktuale dhe ato të së ardhmes dhe se si fusha e industries së metalit dhe energjisë së ripërtëritshme qe mund të kontribuojë në rritjen e zhvillimit ekonomik në Kosovë.
Aktivitetet kryesore. Në arritjen e qëllimeve të mësipërme, KIMREK do të ndërmarrë, vetëm ose në partneritet me pale të tjera, në mënyrë direkte ose indirekte, të gjitha aktivitetet që janë të ndërlidhura, në mënyrë direkte ose indirekte, me qëllimet e KIMREK. Në veqanti, KIMREK do të zhvillojë aktivitetet si më poshtë:
Inicon hulumtime për gjetjen e zgjidhjeve të mundshme për çfarëdo problem për interes për industrinë e metaleve dhe të energjisë së ripërtëritshme në kuptim të gjerë, dhe në veqanti në kuptim shekcor, teknik, institucional apo të burimeve njerëzore.
Avokon për një ambient më të mire të biznesit për interest e industries së metalit dhe energjisë së ripërtëritshme, për rritjen e konkurrueshmërinë, në Kosovë dhe jashtë saj.
Promovon dhe mbështet edukimin për industrinë e metaleve dhe energjisë së ripërtëritshme
Publikon, promovon dhe kontribuon në deklarimet dhe opinionet për qështje të industries së metalit dhe energjisë së ripërtëritshme të lëshuara nga institucionet dhe organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare.
Merr pjesë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, në formulimin, adoptimin dhe implementimin e politikave publike, legjislacionit dhe rregulloreve që kanë të bëjnë me industrinë e metalit dhe energjisë së ripërtëritshme.
Përmbush funskionin e përfaqësuesit dhe zëdhënësit të industrisë së metalit dhe energjisë së ripërtëritshme të Kosovës përballë institucioneve dhe qeverisë, mediave, organizatave tjera dhe kudo ku kjo ka rëndësi.
Merr pjesë në punën e organizatave tjera, Brenda dhe jashtë Kosovës, dhe mund të anëtarësohet në këto organizata.
Parimet. Në përmbushjen e qëllimeve dhe implementimin e aktiviteteve, KIMREK do të bazohet në parimet e paanshmërisë, kushteve të barabarta për të gjithë, konkurrueshmërisë dhe tregut të lire, të aplikueshme në Kosovë dhe më gjerë.
Interesi i përbashkët public Shoqata ka eksluzivisht dhe drejtpërdrejtë qëllime joprofitabile. Shoqata punon në formë të përkushtuar; nuk ndjek në radhë të parë qëllimet e veta ekonomike. Mjetet e Shoqatës mund të përdoren vetëm për qëllime që janë në përputhje me Statutin. Anëtarët, në cilësinë e tyre si anëtarë të Shoqatës, nuk marrin pagesa nga mjetet e Shoqatës. Asnjë person nuk mund të favorizohet, qoftë përmes shpenzimeve jo në përputhje me qëllimet e Shoqatës ose përmes pagesave më të larta se ato të paraparat.
Vizioni i KIMERK
Me një vizion për një të ardhme më të gjelbër
KIMERK parashikon një të ardhme ku industritë e metalit dhe energjisë së ripërtëritshme në Kosovë njihen si modele të ekselencës, qëndrueshmërisë dhe inovacionit në rajon dhe më gjerë.
Synojmë të krijojmë një rrjet të fuqishëm të liderëve të industrisë, të cilët vendosin standarde të larta jo vetëm në efikasitetin operacional dhe cilësinë, por edhe në përgjegjësinë ekologjike.
Duke mundësuar një ambient bashkëpunues dhe duke promovuar përmirësimin e vazhdueshëm, përpiqemi ta pozicionojmë Kosovën si një qendër rajonale për zgjidhje industriale inovative dhe miqësore ndaj mjedisit.
Vizionin tonë e përfshin transformimi i peizazhit industrial të Kosovës përmes partneriteteve, teknologjisë së avancuar dhe përkushtimit ndaj progresit të qëndrueshëm që sjell përfitime për shoqërinë dhe ekonominë në tërësi.
Misioni i KIMERK
Një mision për një të ardhme të qëndrueshme
Misioni i Klasterit të Industrisë së Metaleve dhe Energjisë së Ripërtëritshme të Kosovës (KIMERK) është të unifikojë dhe forcojë kapacitetet e sektorëve të industrisë së metaleve dhe energjisë së ripërtëritshme në Kosovë.
Nëpërmjet nxitjes së bashkëpunimit, inovacionit dhe praktikave të qëndrueshme, synojmë të krijojmë një ekosistem që shtyn përpara konkurrueshmërinë dhe qëndrueshmërinë për anëtarët tanë.
Misioni ynë përfshin promovimin e teknologjisë së avancuar, zhvillimin e aftësive të fuqisë punëtore dhe avokimin për praktika miqësore ndaj mjedisit që mbështesin zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm të Kosovës.
KIMERK është e përkushtuar të jetë një nxitës i zgjidhjeve të integruara që përputhen me nevojat e industrive, komuniteteve dhe mjedisit.
. Partnerët
Me teknologji inovative dhe energji të pastër, ne fuqizojmë një të nesërme më të gjelbër




